Për ratifikimin e “Marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD) për financimin e programit për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale, malore"
Ligji nr. 9605, datë 11 shtator 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9605
- Data e miratimit
- 11 shtator 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 108, 16 tetor 2006
- Hyn në fuqi
- 31 tetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 108, datë 2006-10-16
LIGJ
Nr.9605, datë 11.9.2006
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE FONDIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN BUJQËSOR (IFAD)
PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË ZONAVE
RURALE, MALORE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit
Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD) për financimin e programit për zhvillimin e
qëndrueshëm të zonave rurale, malore”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5055, datë 4.10 .2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
MARRËVESHJE
E PROGRAMIT TË HUASË
Marrëveshje e Programit të Huasë e datës __________, ndërmjet Republikës së
Shqipërisë (këtej e tutje i quajtur Huamarrësi) dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor
(këtej e tutje i quajtur Fondi),
Duke qenë se:
A) Huamarrësi ka kërkuar një hua nga Fondi për financimin e realizimit të Programit
të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Zonave Rurale Malore , të përshkruar në shtojcën 1 të kësaj
Marrëveshjeje (Programi);
B) Zhvillimi i programit rajonal; zhvillimi i sektorit privat; dhe programi i
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.