Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për shërbimin ajror”
Ligji nr. 9610, datë 18 shtator 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9610
- Data e miratimit
- 18 shtator 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 108, 16 tetor 2006
- Hyn në fuqi
- 31 tetor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 108, datë 2006-10-16
LIGJ
Nr.9610, datë 18.9.2006
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË IZRAELIT PËR SHËRBIMIN AJROR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për shërbimin ajror”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5060, datë 4.10.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJE SHËRBIMI AJROR
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË IZRAELIT
Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Shtetit të Izraelit, që këtu quhen “Palët Kontraktuese”;
duke qenë palë në Konventën për Aviacion Ndërkombëtar Civil të hapur për nënshkrim në Çikago më 17 dhjetor 1944; dhe
duke njohur rëndësinë e transportit ajror si një mjet për krijimin dhe mbajtjen e miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve të të dy vendeve; dhe
duke dashur të nxisin zhvillimin e transportit ajror ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit dhe të ofrojnë në masën më të plotë bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë fushë; dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.