Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë
Ligji nr. 9655, datë 11 dhjetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 22 prill 2010.
- Numri
- 9655
- Data e miratimit
- 11 dhjetor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 146, 31 dhjetor 2006
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2006-12-31
LIGJ
Nr.9655, datë 11.12.2006
PËR AKADEMINË E SHKENCAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë (në vazhdim Akademia) është institucion
shkencor, që vepron nëpërmjet një bashkësie të zgjedhur shkencëtarësh.
Neni 2
Akademia është person juridik publik.
Akademia e ka selinë në Tiranë dhe ka stemën e vet. Statuti i saj miratohet nga asambleja.
Neni 3
Akademia është institucion autonom, i cili e mbështet veprimtarinë në të vërtetën shkencore
dhe në interesat kombëtarë. Ajo vepron sipas ligjeve në Republikën e Shqipërisë dhe statutit të saj.
KREU II
FUNKSIONET E AKADEMISË SË SHKENCAVE
Neni 4
Funksionet
Akademia ka këto funksione:
bashkëpunon me institucione kërkimore dhe mësimore, brenda dhe jashtë vendit, që kanë
kapacitetet e nevojshme fizike për kërkim, për kryerjen e studimeve në fusha të ndryshme të shkencës;
propozon fusha të reja kërkimore e studimore, në përputhje me nevojat e zhvillimit të vendit;
u ofron institucioneve të larta shtetërore këshillimin dhe ekspertizën e nevojshme në zgjidhjen
e çështjeve të rëndësishme për zhvillimin e vendit;
ç) boton organe periodike dhe vepra të tjera me nivel të lartë shkencor;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 26 dhjetor 2007 · 9853 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9655, DATË 11.12.2006 “PËR AKADEMINË E SHKENCAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
- 7 korrik 2008 · 9949 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9655, DATË 11.12.2006 “PËR AKADEMINË E SHKENCAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 22 prill 2010 · 10271 · Për disa shtesa në ligjin nr.9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.