Për ratifikimin e ndryshimit në “Marrëveshjen e rishitjes së aksioneve të INSIG sha-së ndërmjet Ministrisë së Financave, që vepron në emër të shtetit shqiptar dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”
Ligji nr. 9651, datë 11 dhjetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9651
- Data e miratimit
- 11 dhjetor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 141, 30 dhjetor 2006
- Hyn në fuqi
- 14 janar 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 141, datë 2006-12-30
LIGJ
Nr.9651, datë 11.12.2006
PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT NË “MARRËVESHJEN E RISHITJES SË
AKSIONEVE TË INSIG SHA-SË NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE, QË
VEPRON NË EMËR TË SHTETIT SHQIPTAR DHE KORPORATËS FINANCIARE
NDËRKOMBËTARE (IFC) E BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE
ZHVILLIM (BERZH)”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet ndryshimi në “Marrëveshjen e rishitjes së aksionev e të INSIG sha-së
ndërmjet Ministrisë së Financave, që vepron në emër të shtetit shqiptar dhe Korporatës Financiare
Ndërkombëtare (IFC) e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5160, datë 20.12.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
NDRYSHIM NË MARRËVESHJEN E RISHITJES NDËRMJET BANKËS EUROPIANE PËR
RINDËRTIM DHE ZHVILLIM DHE KORPORATËS NDËRKOMBËTARE FINANCIARE
DHE MINISTRISË SË FINANCAVE, QË VEPRON NË EMËR TË SHTETIT SHQIPTAR
Datë, 10 gusht 2006
Ndryshimi në marrëveshjen e rishitjes (këtu "Marrëveshja e ndryshimit"), e datës 10
gusht 2006, ndërmjet Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Korporatës
Ndërkombëtare Financiare (IFC) dhe Ministrisë së Financave që vepron në emër të Shtetit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.