Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Artigiancassa SpA për financimin e programit të rehabilitimit të Portit të Vlorës”

Ligji nr. 9654, datë 11 dhjetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9654
Data e miratimit
11 dhjetor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 141, 30 dhjetor 2006
Hyn në fuqi
14 janar 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 141, datë 2006-12-30

LIGJ

Nr.9654, datë 11.12.2006

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE ARTIGIANCASSA SPA PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË REHABILITIMIT TË PORTIT TË VLORËS”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Artigiancassa SpA për financimin e programit të rehabilitimit të Portit të Vlorës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5163, datë 20.12.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

F.ROT./AID 06/002/00

MARRËVESHJE FINANCIARE

MIDIS KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE ARTIGIANCASSA S.P.A. NË SHUMËN DERI NË 15.000.000,00 EURO “PROGRAMI PËR REHABILITIMIN E PORTIT TË VLORËS”

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.