Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi
Ligji nr. 9668, datë 18 dhjetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 3 mars 2011.
- Numri
- 9668
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 150, 31 dhjetor 2006
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2006-12-31
LIGJ
Nr.9668, datë 18.12.2006
PËR EMIGRIMIN E SHTETASVE SHQIPTARË PËR MOTIVE PUNËSIMI
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti dhe qëllimi
1. Ky ligj rregullon marrëdhëniet në fushën e emigrimit, për qëllime punësimi ose formimi profesional nëpërmjet punës të shtetasve shqiptarë, që largohen nga Republika e Shqipërisë.
2. Qëllimi i këtij ligji është përkujdesja, mbrojtja, ruajtja e identitetit kombëtar të shtetasve shqiptarë, mbajtja dhe forcimi i lidhjeve të tyre me vendlindjen gjatë kohës që janë të punësuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Ky ligj synon:
a) menaxhimin e proceseve emigratore;
b) mbrojtjen e të drejtave politike, ekonomike dhe sociale të emigrantëve;
c) parandalimin e emigrimit të parregullt dhe të trafikimit të qenieve njerëzore, duke zgjeruar kanalet e emigrimit të rregullt;
ç) rritjen e bashkëpunimit me partnerët socialë, OJF-të e njohura ligjërisht, vendase dhe të huaja dhe agjencitë private të punësimit.
3. Në çdo rast, shteti shqiptar garanton të njëjtën mbrojtje, si për shtetasit që ndodhen brenda territorrit të tij, ashtu dhe për shtetasit shqiptarë që ndodhen përkohësisht të punësuar jashtë Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 3 mars 2011 · 10389 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9668, DATË 18.12.2006 “PËR EMIGRIMIN E SHTETASVE SHQIPTARË PËR MOTIVE PUNËSIMI”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.