Për koncesionet
Ligji nr. 9663, datë 18 dhjetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 20 maj 2010.
- Numri
- 9663
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 150, 31 dhjetor 2006
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2006-12-31
LIGJ
Nr. 9663, datë 18.12.2006
PËR KONCESIONET
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është të krijojë kuadrin e nevojshëm për nxitjen dhe lehtësimin e zbatimit të projekteve koncesionare, të financuara nga sektori privat, duke rritur transparencën, barazinë, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës dhe të shërbimeve publike.
Ai synon zhvillimin e mëtejshëm të parimeve të përgjithshme në lidhjen e kontratave nga autoritetet publike, nëpërmjet përcaktimit të procedurave të veçanta për dhënien e projekteve koncesionare.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Ofertuesi” ose “Ofertuesit” janë subjekte juridike ose bashkime të tyre, që kanë për qëllim të marrin pjesë apo që marrin pjesë në një procedurë përzgjedhjeje, në lidhje me një koncesion.
2. “Procedurë konkurruese e përzgjedhjes” është procedura për përzgjedhjen e koncesionarit, në përputhje me nenet 10 deri 21 të këtij ligji.
3. “Koncesion” është marrëveshja, pavarësisht nga emri që i jepet, ndërmjet autoritetit kontraktues dhe koncesionarit, ku përcaktohen kërkesat dhe kushtet e saj dhe në kuptimin e së cilës koncesionari:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 22 shtator 2008 · 9995 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9663, DATË 18.12.2006 “PËR KONCESIONET”
- 15 tetor 2009 · 10157 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9663, DATË 18.12.2006 “PËR KONCESIONET”, TË NDRYSHUAR
- 5 maj 2010 · 1 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar
- 20 maj 2010 · 10281 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.1, datë 5.5.2010, të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.