Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare
Ligji nr. 9669, datë 18 dhjetor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 15 tetor 2020.
- Numri
- 9669
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 150, 31 dhjetor 2006
- Hyn në fuqi
- 1 qershor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2006-12-31
LIGJ
Nr.9669, datë 18.12.2006
PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e 20 mijë zgjedhësve,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim:
1. Parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje në të gjitha format e saj, me anë të masave të përshtatshme ligjore.
2. Garantimin e mbrojtjes me masa ligjore të pjesëtarëve të familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.
Neni 2
Objekti
Ky ligj ka si objekt:
a) krijimin e një rrjeti të koordinuar institucionesh përgjegjëse për mbrojtjen, mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave, lehtësimin e pasojave dhe parandalimin e dhunës në familje;
b) orientimin e punës për krijimin e strukturave dhe organeve përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor për mbështetjen e viktimave dhe parandalimin e dhunës në familje;
c) fuqizimin e gjyqësorit për marrjen e masave të mbrojtjes ndaj dhunës në familje;
ç) sigurimin/garantimin për viktimat e dhunës në familje të shërbimit të shpejtë, të pakushtueshëm dhe të thjeshtë në përputhje me ligjin, pranë gjykatës apo organeve të tjera kompetente për zbatimin e ligjit.
Neni 3
Përkufizime
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 12 maj 2008 · 9914 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9669, DATË 18.12.2006 “PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE”
- 30 shtator 2010 · 10329 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9669, DATË 18.12.2006 “PËR MASAT NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE”, TË NDRYSHUAR
- 23 korrik 2018 · 47/2018 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9669, DATË 18.12.2006, “PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE”, TË NDRYSHUAR
- 15 tetor 2020 · 125/2020 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.