Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me ligjin nr. 31/2021

Ligji nr. 88/2023, datë 2 nëntor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
88/2023
Data e miratimit
2 nëntor 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 173, 1 dhjetor 2023
Hyn në fuqi
16 dhjetor 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 173, datë 2023-12-01

LIGJ

Nr. 88/2023

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE, ME SHKËMBIM NOTASH,

TË MARRËVESHJES SË PARTNERITETIT, TREGTISË DHE BASHKËPUNIMIT

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË BASHKUAR

TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS SË VERIUT,

RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 31/2021

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndryshuese, me shkëmbim notash, e marrëveshjes së partneritetit, tregtisë

dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së

Madhe dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me ligjin nr. 31/2021, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 2.11.2023.

Shpallur me dekretin nr. 335, datë 23.11.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Bajram Begaj.

Ambasada Britanike

Tiranë

Rruga Skënderbej

Tiranë, Albania

Tel: +355 69 202 3058

E-mail: [email protected]

Twitter: @alastairks

Nga Ambasadori Britanik

Sh. S. Znj. Delina Ibrahimaj

Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Tiranë, 12 janar 2023

SHKËMBIM NOTASH

PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË PARTNERITETIT, TREGTISË DHE

BASHKËPUNIMIT NDËRMJET MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË

MADHE DHE IRLANDËS SË VERIUT DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, BËRË NË

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.