Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E DYTË SHTESË TË PAKTIT NDËRKOMBËTAR PËR TË DREJTAT CIVILE DHE POLITIKE

Ligji nr. 9726, datë 7 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9726
Data e miratimit
7 maj 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 61, 25 maj 2007
Hyn në fuqi
9 qershor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2007-05-25

LIGJ

Nr.9726, datë 7.5.2007

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E DYTË SHTESË

TË PAKTIT NDËRKOMBËTAR PËR TË DREJTAT CIVILE DHE POLITIKE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Protokollin e dytë shtesë të Paktit Ndërkombëtar për të

Drejtat Civile dhe Politike.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5322, datë 21.5.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

PROTOKOLLI I DYTË SHTESË I PAKTIT NDËRKOMBËTAR

MBI TË DREJTAT CIVILE DHE POLITIKE, MBI HEQJEN E DËNIMIT ME VDEKJE

Miratuar dhe shpallur nga rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme nr.44/128 e datës 15 dhjetor

1989

Shtetet Palë në këtë Protokoll,

duke besuar se heqja e dënimit me vdekje kontribuon në zhvillimin e dinjitetit njerëzor dhe

zhvillimit progresiv të të drejtave të njeriut;

duke risjellë në mend nenin 3 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, të miratuar më

10 dhjetor 1948 dhe nenin 6 të Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike, të miratuar më

16 dhjetor 1966;

duke vënë re se neni 6 i Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike i referohet

heqjes së dënimit me vdekje që sugjeron fuqimisht se është i pëlqyeshëm;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.