PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN E TRANSPORTIT”
Ligji nr. 9729, datë 10 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9729
- Data e miratimit
- 10 maj 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 61, 25 maj 2007
- Hyn në fuqi
- 9 qershor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2007-05-25
LIGJ
Nr.9729, datë 10.5.2007
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN E TRANSPORTIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e transportit”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5326, datë 22.5.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJE HUAJE
(PROJEKT TRANSPORTI) NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
Datë _______, 2006
Marrëveshje e datës ___, 2006 ndërmjet Shqipërisë (“Huamarrësi”) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (“Banka”). Huamarrësi dhe Banka bien dakord si më poshtë:
ndërsa Huamarrësi i ka kërkuar Shoqatës të japë asistencë shtesë për financimin e projektit dhe me një marrëveshje me datë të njëjtë ndërmjet Huamarrësit dhe Shoqatës (Marrëveshja e financimit), Shoqata bie dakord ta japë një asistencë të tillë në një shumë principale të plotë të barabartë me tre milionë e katërqind mijë të drejta të veçanta tërheqjeje (SDR 3 400 000) (Kredia).
Neni 1
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.