Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË TURQISË”

Ligji nr. 9733, datë 14 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9733
Data e miratimit
14 maj 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 66, 8 qershor 2007
Hyn në fuqi
23 qershor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 66, datë 2007-06-08

1775

LIGJ

Nr.9733, datë 14.5.2007

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË NDËRMJET

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË TURQISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës

së Turqisë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5333, datë 31.5.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

1776

MARRËVESHJE E TREGTISË SË LIRË

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË TURQISË

PREAMBULË

Me dëshirën për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet miqësore, veçanërisht në fushat e

bashkëpunimit ekonomik dhe tregtisë, me qëllimin që të kontribuojë në përparimin e bashkëpunimit

ekonomik ndërmjet të dy vendeve dhe për të zgjeruar fushën e shkëmbimeve tregtare reciproke,

Republika e Shqipërisë dhe Rep ublika e Turqisë (këtu e më tutje të quajtura “Palë” ose

“Shqipëria” dhe “Turqia”, sipas rastit);

duke konfirmuar synimin e tyre për të marrë pjesë aktive në procesin e integrimit ekonomik në

Europë, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në gjetjen e mënyrave dhe mjeteve për

të forcuar këtë proces;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.