PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR DOKUMENTET E IDENTITETIT TË DETARËVE, E RISHIKUAR, 2003 (C185)”
Ligji nr. 9732, datë 14 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9732
- Data e miratimit
- 14 maj 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 64, 6 qershor 2007
- Hyn në fuqi
- 21 qershor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2007-06-06
LIGJ
Nr.9732, datë 14.5.2007
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR DOKUMENTET E IDENTITETIT TË DETARËVE, E RISHIKUAR,
2003 (C185)”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për dokumentet e identitetit të detarëve, e rishikuar, 2003(C185)”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5332, datë 31.5.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
KONVENTA C185 E DOKUMENTEVE TË IDENTITETIT TË DETARËVE (E RISHIKUAR), 2003
Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës,
thirrur në Gjenevë nga Organi Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës dhe mbledhur në sesionin e nëntëdhjetë e një të saj më 3 qershor 2003, si dhe duke qenë e vetëdijshme mbi kërcënimin e vazhdueshëm të sigurisë së pasagjerëve, ekuipazheve dhe anijeve, kjo në interes të shteteve dhe individëve; dhe
e vetëdijshme gjithashtu mbi mandatin themelor të Organizatës që është krijimi i kushteve të përshtatshme të punës; dhe
duke iu referuar natyrës globale të industrisë lundruese, detarët kanë nevojë për një mbrojtje speciale; dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.