Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 116/2014, “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr. 92/2023, datë 2 nëntor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 92/2023
- Data e miratimit
- 2 nëntor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 173, 1 dhjetor 2023
- Hyn në fuqi
- 16 dhjetor 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 173, datë 2023-12-01
LIGJ
Nr. 92/2023
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 116/2014,
“PËR AKREDITIMIN E ORGANEVE TË VLERËSIMIT TË KONFORMITETIT
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 116/2014, “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit” bëhen këto
shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas pikës 16, të nenit 3, shtohet pika 17 me këtë përmbajtje:
“17. “Biobankë” është një organ që ruan mostra biologjike njerëzore dhe informacione shoqëruese
të organizuara në mënyrë sistematike për qëllime kërkimore.”.
Neni 2
Në pikën 1, të nenit 5, bëhen ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:
a) shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:
“c) organe certifikuese të personave;”;
b) pas shkronjës “e” shtohen shkronjat: “ë”, “f” dhe “g” me këtë përmbajtje:
“ë) organe që kryejnë verifikimin dhe vlefshmërinë si aktivitet të vlerësimit të konformitetit;
f) biobanka;
g) organe të tjera që kryejnë veprimtari të vlerësimit të konformitetit.”.
Neni 3
Pas shkronjës “g”, të nenit 6, shtohet shkronja “gj” me këtë përmbajtje:
“gj) promovon rolin dhe rëndësinë e akreditimit.”.
Neni 4
Në nenin 9 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit organizohet në mënyrë të pavarur nga organet e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.