PËR TURIZMIN
Ligji nr. 9734, datë 14 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 9734
- Data e miratimit
- 14 maj 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 63, 4 qershor 2007
- Hyn në fuqi
- 19 qershor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2007-06-04
LIGJ
Nr.9734, datë 14.5.2007
PËR TURIZMIN
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i parimeve dhe i rregullave që veprojnë në fushën e turizmit, si dhe vendosja e zhvillimi i standardeve të shërbimeve turistike dhe të shërbimeve të tjera të lidhura me të.
Neni 2
Objekti
Ky ligj rregullon marrëdhëniet ndërmjet institucioneve publike dhe subjekteve private, persona juridikë e fizikë, vendas apo të huaj, që ushtrojnë veprimtari turistike, përcakton të drejtat e detyrimet e subjekteve pjesëmarrëse në këto veprimtari, në përputhje me standardet e përcaktuara në këtë ligj, si dhe çështje të tjera që lidhen me fushën e turizmit.
Neni 3
Subjektet dhe fusha e zbatimit
1. Personat juridikë dhe fizikë, vendas dhe të huaj, e zhvillojnë veprimtarinë turistike brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, si dhe me dispozitat e marrëveshjeve ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 9 qershor 2008 · 9930 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9734, DATË 14.5.2007 “PËR TURIZMIN”
- 14 shkurt 2013 · 76/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9734, datë 14.5.2007 “Për turizmin”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.