Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999 “PËR PROCEDURAT TATIMORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9737, datë 17 maj 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9737
Data e miratimit
17 maj 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 63, 4 qershor 2007
Hyn në fuqi
19 qershor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2007-06-04

1711

LIGJ

Nr.9737, datë 17.5.2007

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999 “PËR

PROCEDURAT TATIMORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore”, të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime e shtesa:

Neni 1

Neni 30 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 30

1. Subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare, detyrohen të regjistrohen pranë

Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, në përputhje me dispozitat e ligjit për Qendrën Kombëtare të

Regjistrimit.

Regjistrimi pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit përbën, njëkohësisht, edhe regjistrim në

organet tatimore përkatëse.

2. Punonjësit e administratës tatimore kryejnë evidentimin e tatimpaguesve, që kryejnë

veprimtari ekonomike tregtare pa u regjistruar, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.”.

Neni 2

Neni 31 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 31

Subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare, çregjistrohen sipas dispozitave të këtij

ligji dhe procedurave të përcaktuara me ligj të veçantë për regjistrimin e subjekteve. Një subjekt, i cili

e vazhdon veprimtarinë edhe pas çregjistrimit, është objekt i masave ndëshkues e, sipas dispozitave të

këtij ligji.”.

Neni 3

Pas nenit 32 shtohet neni 32/1 me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.