Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri” – faza II

Ligji nr. 86/2023, datë 2 nëntor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
86/2023
Data e miratimit
2 nëntor 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 173, 1 dhjetor 2023
Hyn në fuqi
16 dhjetor 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 173, datë 2023-12-01

LIGJ

Nr. 86/2023

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KfW FRANKFURT AM MAIN (KfW) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “POLITIKA PËR MBËSHTETJEN E REFORMËS NË SEKTORIN ENERGJETIK NË SHQIPËRI” – FAZA II

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri” – faza II, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 2.11.2023

Shpallur me dekretin nr.334 , datë 23.11.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

MARRËVESHJE HUAJE

E DATËS 26 MAJ 2023, NDËRMJET KfW, FRANKFURT AM MAIN (“KFW”) DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (“HUAMARRËSI”) TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË PËR SHUMËN 50,000,000.00 EURO

- HUA E BAZUAR NË POLITIKA (PBL)

MBËSHTETJE E REFORMËS NË SEKTORIN E ENERGJISË NË SHQIPËRI – FAZA II

BMZ-nr. 5250 00 468

Huaja nr. 31190

PREAMBULË

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.