Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e parë dhe zhvillimi i gjelbër – hua për politikat e zhvillimit”

Ligji nr. 93/2023, datë 9 nëntor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
93/2023
Data e miratimit
9 nëntor 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 173, 1 dhjetor 2023
Hyn në fuqi
16 dhjetor 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 173, datë 2023-12-01

LIGJ

Nr. 93/2023

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM

DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “AFTËSIA RIPËRTËRITËSE

E PARË DHE ZHVILLIMI I GJELBËR – HUA PËR POLITIKAT E ZHVILLIMIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e parë dhe zhvillimi i gjelbër – hua për politikat e zhvillimit” sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 9.11.2023.

Shpallur me dekretin nr. 338, datë 23.11.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

HUAJA NUMËR 94860-AL

MARRËVESHJE HUAJE

(AFTËSIA RIPËRTËRITËSE E PARË DHE ZHVILLIMI I GJELBËR,

HUA PËR POLITIKAT E ZHVILLIMIT)

NDËRMJET

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE

BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM

DHE ZHVILLIM

MARRËVESHJE HUAJE

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.