Ligj Nr.9808 Dt.20.09.2007
Ligji nr. 9808, datë 23 shtator 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9808
- Data e miratimit
- 23 shtator 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 130, 2 tetor 2007
- Hyn në fuqi
- 17 tetor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 130, datë 2007-10-02
LIGJ
Nr.9808, datë 24.9.2007
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8378, DATË 22.7.1998 “KODI
RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 pika 2 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 7 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1 shkronja “f”, në fund të fja lisë hiqen fjalët “sipas udhëzimeve të ministrisë që
mbulon veprimtarinë përkatëse”.
2. Pika 7 ndryshohet si më poshtë:
“7. Pjesa e të ardhurave nga parkimet me pagesë, që i takon entit pronar të rrugës, destinohet
për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sinjalizimit rrugor dhe zgjerimin e hapësirave të destinuara
për parkim.”.
3. Pika 8 ndryshohet si më poshtë:
“8. Në rastin kur bashkia ose komuna përcakton zona parkimi me pagesë, sipas shkronjës “f”
të pikës 1 të këtij neni, administrimi i këtij shërbimi, me vendim të këshillit përkatës, mund të kryhet:
a) drejtpërdrejt nga strukturat e bashkisë ose komunës përkatëse;
b) për parkimet nëntokësore, me koncesion, sipas ligjit nr. 9663, datë 18. 12. 2006 “Për
koncesionet”;
c) për parkimet në rrugë, nga subjekt privat i përzgjedhur nga bashkia/komuna, me të cilin kjo
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.