Ligj

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998“PËR TATIMIN MBI tË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9844, datë 17 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9844
Data e miratimit
17 dhjetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 180, 31 dhjetor 2007
Hyn në fuqi
15 janar 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 180, datë 2007-12-31

LIGJ

Nr.9844, datë 17.12.2007

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998

“PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar, bëhen këto

shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në fund të nenit 8 "E ardhura e tatueshme" shtohet shkronja "gj" me këtë përmbajtje:

"gj) të ardhur at e tatueshme, të realizuara gjatë periudhës tatimore nga ato subjekte të taksës

vendore mbi biznesin e vogël, që kanë një qarkullim më të madh se 2 milionë lekë deri në 8 milionë

lekë në vit, të cilat llogariten si diferencë ndërmjet të ardhurave, gjithsej, me shpenzimet e njohura, të

specifikuara në nenin 12/2 të këtij ligji.".

Neni 2

Në nenin 11, në fund të pikës 1, fjalët “në paragrafin 2 të këtij ligji” bëhen “në paragrafin 2 të

këtij neni”.

Neni 3

Pas nenit 11 shtohen nenet 12, 12/1, 12/2, 12/3, 12/4, 12/5 dhe 12/6, si më poshtë:

"Neni 12

Të ardhurat e tatueshme nga veprimtaria e biznesit të vogël

1. Personat fizikë dhe juridikë, subjekte të taksës vendore mbi biznesin e vogël, sipas kuptimit

të nenit 10 të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore", të cilët realizojnë një

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.