PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9643, DATË 20.11.2006 "PËR PROKURIMIN PUBLIK"
Ligji nr. 9855, datë 26 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9855
- Data e miratimit
- 26 dhjetor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 184, 31 dhjetor 2007
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 184, datë 2007-12-31
LIGJ
Nr.9855, datë 26.12.2007
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9643, DATË 20.11.2006 "PËR PROKURIMIN PUBLIK"
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik", bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 “Përkufizime", pas pikës 8 shtohet pika 8/1 me këtë përmbajtje:
“8/1. “Marrëveshja publike kuadër” është marrëveshja ndërmjet autoritetit kontraktor dhe një ose më shumë operatorëve ekonomikë për prokurimin e energjisë elektrike dhe të hidrokarbureve, e cila ka për qëllim të krijojë kuadrin e përgjithshëm për lidhjen e kontratave të veçanta për mallrat që do të prokurohen gjatë një periudhe të caktuar kohore.”.
Neni 2
Në nenin 7 "Përjashtimet e veçanta" bëhen shtesa dhe ndryshimi si më poshtë:
a) Pas shkronjës "d" shtohet shkronja "dh" me këtë përmbajtje:
"dh) blerjen e energjisë elektrike të prodhuar në vend."
b) Në paragrafin e fundit shkronja "d" zëvendësohet me shkronjën "dh".
Neni 3
Pas nenit 11 shtohet neni 11/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 11/1
Marrëveshja publike kuadër
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.