Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËS LEVAN-VLORË”

Ligji nr. 9849, datë 26 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9849
Data e miratimit
26 dhjetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 185, 31 dhjetor 2007
Hyn në fuqi
15 janar 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 185, datë 2007-12-31

LIGJ

Nr.9849, datë 26.12.2007

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËS LEVAN-VLORË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për financimin e projektit të rrugës Levan-Vlorë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5575, datë 17.1.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

(Numri i operacionit 37057)

MARRËVESHJE HUAJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE

PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (PROJEKTI I RRUGËS LEVAN-VLORË)

DATË 16 NËNTOR 2007

Marrëveshje e datës 16 nëntor 2007 ndërmjet Republikës së Shqipërisë “Huamarrësi” dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Banka”)

HYRJE

Duke pasur parasysh që Banka ka vendosur të kryejë financime, për projekte të veçanta, për të ndihmuar në kalimin drejt ekonomive të orientuara të hapura të tregut dhe për të përkrahur iniciativën private dhe sipërmarrëse në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore të angazhuara dhe duke zbatuar demokracinë shumëpartiake, pluralizmin dhe ekonominë e tregut;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.