Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002“PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9854, datë 26 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9854
Data e miratimit
26 dhjetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 184, 31 dhjetor 2007
Hyn në fuqi
15 janar 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 184, datë 2007-12-31

LIGJ

Nr.9854, datë 26.12.2007

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002

“PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 4 pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Çdo person, që prodhon mallra në territorin e Republikës së Shqipërisë ose importon ngarkesa tregtare mallrash, subjekt akcize, për përpunim të miratuar në një magazinë tatimore të miratuar, detyrohet të pajiset me autorizimin e organeve tatimore. Pajisja me autorizim nga organet tatimore përkatëse bëhet sipas kushteve të caktuara nga Ministri i Financave.”.

Neni 2

Në nenin 5 pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Çdo person i autorizuar, sipas nenit 4 të këtij ligji, nëse kërkon të prodhojë ose të mbajë mallra akcize në ndonjë truall, ndërtesë ose mjedis tjetër, nën regjimin e pezullimit tatimor, duhet të kërkojë më parë në organet tatimore, që ato t’i miratojnë atij si magazinë tatimore truallin, ndërtesën ose mjedisin tjetër që ai disponon. Miratimi i magazinës tatimore bëhet sipas kushteve të caktuara nga Ministri i Financave.”.

Neni 3

Shtojca 1, që i bashkëlidhet ligjit nr.8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër e titull, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.