PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9655, DATË 11.12.2006 “PËR AKADEMINË E SHKENCAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Ligji nr. 9853, datë 26 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9853
- Data e miratimit
- 26 dhjetor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 184, 31 dhjetor 2007
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 184, datë 2007-12-31
LIGJ
Nr.9853, datë 26.12.2007
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9655, DATË 11.12.2006 “PËR
AKADEMINË E SHKENCAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pikat 1 e 2 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”,
bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 5 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 5
Anëtarët e Akademisë
1. Akademia ka në përbërje anëtarë të rregullt, anëtarë të përhershëm, anëtarë të asociuar dhe
anëtarë nderi.
2. Anëtarët e rregullt të Akademisë mbajnë titullin “Akademik” dhe të tillë janë 30 veta. Në
këtë grup përfshihen edhe anëtarët e përhershëm të Akademisë dhe të tillë janë deri në 10 veta.
3. Anëtarët e asociuar të Akademisë mbajnë titullin “Akademik i asociuar” dhe të tillë janë 15
veta.
4. Anëtarë nderi të Akademisë janë personalitete të njohura të vendeve të tjera. Numri i tyre
përcaktohet në statutin e Akademisë, por ky numër nuk e kalon atë të anëtarëve të rregullt të
Asamblesë së Akademisë.”.
Neni 2
Në nenin 6, pas paragrafit të dytë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Anëtarë të përhershëm të Akademisë zgjidhen akademikët, që kanë mbushur moshën 75 vjeç
dhe kanë një kontribut të shquar, të vlerësuar gjerësisht, në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare.”.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.