Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT “PËR KONTROLLIN SHTETËROR PORTUAL” DHE NDRYSHIMIN E PËRSHTATUR MË 9 MAJ 2002

Ligji nr. 9852, datë 26 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9852
Data e miratimit
26 dhjetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 188, 31 dhjetor 2007
Hyn në fuqi
15 janar 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 188, datë 2007-12-31

LIGJ

Nr.9852, datë 26.12.2007

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT “PËR KONTROLLIN SHTETËROR PORTUAL” DHE NDRYSHIMIN E PËRSHTATUR MË 9 MAJ 2002

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Memorandumin e mirëkuptimit “Për kontrollin shtetëror portual” dhe ndryshimin e përshtatur më 9 maj 2002, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5578, datë 17.1.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MEMORANDUM I MIRËKUPTIMIT

MBI KONTROLLIN SHTETËROR PORTUAL

Autoritetet Detare të:

Belgjikës

Kanadasë

Kroacisë

Danimarkës

Finlandës

Francës

Gjermanisë

Greqisë

Islandës

Irlandës

Italisë

Holandës

Norvegjisë

Polonisë

Portugalisë

Federatës Ruse

Spanjës

Suedisë

Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, këtu më poshtë referuar si “Autoritetet”:

mbështetur në deklaratën e adoptuar në datën 2 dhjetor 1980 nga Konferenca Rajonale e Europës mbi Sigurinë Detare, e cila theksoi nevojën e rritjes së sigurisë detare dhe mbrojtjes së ambientit detar dhe rëndësinë e përmirësimit të kushteve të punës dhe jetesës në bordin e anijeve;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.