PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR.2, DATË 19.12.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9645, DATË 27.11.2006 “PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 2007”, TË NDRYSHUAR”
Ligji nr. 9857, datë 26 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9857
- Data e miratimit
- 26 dhjetor 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 184, 31 dhjetor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 184, datë 2007-12-31
LIGJ
Nr.9857, datë 26.12.2007
PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR.2, DATË 19.12.2007
TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9645, DATË
27.11.2006 “PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 2007”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Miratohet akti normativ nr.2, me fuqinë e ligjit, datë 19.12.2007, i Këshillit të Ministrave,
“Për disa ndryshime në ligjin nr.9645, datë 27.11.2006 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2007”, të
ndryshuar”.
Shpallur me dekretin nr.5582, datë 17.1.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir
Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.