Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 "PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR", TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9856, datë 26 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9856
Data e miratimit
26 dhjetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 184, 31 dhjetor 2007
Hyn në fuqi
15 janar 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 184, datë 2007-12-31

LIGJ

Nr.9856, datë 26.12.2007

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995

"PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 "Për tatimin mbi vlerën e shtuar", të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime:

Neni 1

Në nenin 24 “Organizatat jofitimprurëse”, shkronjat “a”, “b” dhe “c” shfuqizohen.

Neni 2

Neni 24/1 shfuqizohet.

Neni 3

Neni 25/2 “Barnat e pajisjet mjekësore” ndryshohet si më poshtë:

“Neni 25/2

Furnizimi i barnave dhe i ambalazheve e materialeve, që përdoren për prodhimin dhe

konfeksionin e barnave, janë furnizime të përjashtuara.”.

Neni 4

Në nenin 26 pika 2.1. ndryshohet si më poshtë:

“2.1. Për makineritë dhe pajisjet e importuara nga personat e tatueshëm, në kuptim të këtij

ligji, në funksion të veprimtarisë së tyre ekonomike, pavarësisht llojit të saj, zbatohet skema e shtyrjes

së pagesës së TVSH-së deri në 12 muaj. Sipas kësaj skeme, TVSH-ja nuk paguhet në doganë në çastin

e importit.

Këshilli i Ministrave përcakton me udhëzim skemën e shtyrjes së pagesës.”.

Neni 5

Në nenin 26/1 shkronja “a” ndryshohet si më poshtë:

“a) importimi përfundimtar i të gjitha mallrave prej një personi të tatueshëm, kur furnizimi i

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.