Ligj

PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 9858, datë 27 dhjetor 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9858
Data e miratimit
27 dhjetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 184, 31 dhjetor 2007
Hyn në fuqi
15 janar 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 184, datë 2007-12-31

LIGJ

NR.9858, DATË 27.12.2007

PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË USHTARAKE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet Strategjia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ligji nr.9419, datë 20.5.2005 “Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet.

Neni 3

Ngarkohet Këshilli i Ministrave të përgatisë aktet e nevojshme, sipas përcaktimeve të bëra në Strategjinë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5583, datë 17.1.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

STRATEGJIA USHTARAKE

E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

I. HYRJE

1. Qëllimi i Strategjisë Ushtarake

1.1. Strategjia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë është një dokument i rëndësishëm që përmban parimet dhe konceptet bazë për zhvillimin dhe përdorimin e Forcave të Armatosura për arritjen e objektivave të politikës së mbrojtjes. Ajo rrjedh nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Strategjia e Sigurisë Kombëtare dhe përcakton synimet, objektivat, kapacitetet e kërkuara dhe burimet për krijimin e një force të aftë për realizimin e misionit të saj kushtetues.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.