Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 9859, datë 21 janar 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9859
Data e miratimit
21 janar 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 13 shkurt 2008
Hyn në fuqi
28 shkurt 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 2008-02-13

LIGJ

Nr.9859, datë 21.1.2008

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995

“KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 dhe 2 shkronja “d” dhe 83 pi ka 1 të Kushtetutës, me

propozimin e deputetes Majlinda Bregu,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, bëhen

këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 117, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Përdorimi i të miturit për prodhimin e materialeve pornografik e, si dhe shpërndarja ose publikimi

i tyre në internet apo në forma të tjera, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga një

milion deri në pesë milionë lekë.”.

Neni 2

Pas nenit 124/a shtohet neni 124/b me këtë përmbajtje:

“Neni 124/b

Keqtrajtimi i të miturit

Keqtrajtimi fizik ose psikologjik i të miturit nga personi që është i detyruar të kujdeset për të,

dënohet me burgim nga tre muaj deri në dy vjet.

Detyrimi i të miturit për të punuar, për të siguruar të ardhura , për të lypur apo për të kryer veprime

që dëmtojnë zhvillimin e tij dënohet me burgim deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në

një milion lekë.

Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose v dekja e të miturit, dënohet me

burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.”.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.