Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8518, datë 30.7.1999 “Për ujitjen dhe kullimin
Ligji nr. 9860, datë 21 janar 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9860
- Data e miratimit
- 21 janar 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 13 shkurt 2008
- Hyn në fuqi
- 28 shkurt 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 2008-02-13
LIGJ
Nr.9860, datë 21.1.2008
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8518, DATË 30.7.1999
“PËR UJITJEN DHE KULLIMIN”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8518, datë 30.7.1999 “Për ujitjen dhe kullimin”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Kudo në ligj emërtimet:
a) “Shoqata e përdoruesve të ujit” dhe “Federata e shoqatave të përdoruesve të ujit” zëvendësohen me emërtimet “Organizata e përdoruesve të ujit” dhe “Federata e organizatave të përdoruesve të ujit”.
b) “Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit” dhe “Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit” zëvendësohen me emërtimet “ministri” dhe “ministria”.
c) “Bordi i përfaqësuesve” zëvendësohet me emërtimin “Këshilli i përfaqësuesve”.
Neni 2
Në nenin 1, në shkronjat “ç” dhe “d”, fjalët “e të drejtave të përdorimit” hiqen.
Neni 3
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Organizatë” është organizata e përdoruesve të ujit, që organizohet dhe vepron sipas këtij ligji.
2. “Asambleja e organizatës” është organi kryesor vendimmarrës.
3. “Përfitues” janë fermerët ose banorët, që jetojnë në zonat nënujitje dhe/ose nënkullim, të përcaktuara në këtë nen dhe të cilët përfitojnë nga shërbimet përkatëse.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.