Ligj

Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror

Ligji nr. 9861, datë 24 janar 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 24 maj 2012.

Numri
9861
Data e miratimit
24 janar 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 13 shkurt 2008
Hyn në fuqi
28 shkurt 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 2008-02-13

LIGJ

Nr.9861, datë 24.1.2008

PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETËROR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Përmbajtja e ligjit

Me këtë ligj rregullohen kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit shtetëror, misioni i Policisë Kufitare dhe të Migracionit, bashkëpunimi policor ndërkufitar, bashkëpunimi brenda strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe bashkëpunimi me agjenci të tjera, të cilat kanë detyrime ligjore për sigurinë në kufi.

Neni 2

Fusha e zbatimit

Subjekt i këtij ligji janë personat, të cilët kalojnë kufirin shtetëror, si dhe ata që lëvizin përgjatë/ose në kufirin shtetëror.

Ky ligj respekton liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, të vendosura në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pa cenuar të drejtat e personave, që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, duke respektuar parimin e moskthimit.

Neni 3

Kufiri shtetëror

Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i vendosur dhe rregullohet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, të ratifikuara nga Kuvendi, si dhe të traktateve, dypalëshe ose shumëpalëshe, të lidhura me vendet e tjera.

Neni 4

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 24 maj 2012 · 60/2012 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9861, DATË 24.1.2008 “PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN E KUFIRIT SHTETËROR”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.