Për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi sasinë e arit dhe të metaleve të tjera të çmuara nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë Bankës së Shqipërisë
Ligji nr. 9862, datë 24 janar 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9862
- Data e miratimit
- 24 janar 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 13 shkurt 2008
- Hyn në fuqi
- 28 shkurt 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 2008-02-13
LIGJ
Nr. 9862, datë 24.1.2008
PËR KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI SASINË E ARIT DHE TË METALEVE TË TJERA TË ÇMUARA NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BANKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti
Ky ligj rregullon marrëdhëniet juridike, që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë mbi arin dhe metalet e tjera të çmuara në institucionin përfitues, si dhe mënyrën e llogaritjes së vlerës së këtyre pasurive.
Neni 2
E drejta e pronësisë
E drejta e pronësisë mbi sasinë e vlerës së arit dhe të metaleve të tjera të çmuara, sipas aneksit nr.l, që i bashkëlidhet këtij ligji, kalon nga Këshilli i Ministrave në Bankën e Shqipërisë.
Neni 3
Llogaritja e vlerës së arit dhe e metaleve të tjera të çmuara
Kalimi i arit dhe i metaleve të tjera të çmuara bëhet sipas vlerës së tregut në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 4
Nxjerrja e akteve nënligjore
Ngarkohet Banka e Shqipërisë për pasqyrimin e të dhënave për sasinë e arit dhe të metaleve të tjera të çmuara, të kaluara në pronësi të saj, në pasqyrat financiare dhe bilancin e saj, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Neni 5
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5613, datë 11.2.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.