Ligj

Për ushqimin

Ligji nr. 9863, datë 28 janar 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 27 janar 2022.

Numri
9863
Data e miratimit
28 janar 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 17, 18 shkurt 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 2008-02-18

LIGJ

Nr.9863, datë 28.1.2008

PËR USHQIMIN

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të vendosë bazat për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorit, duke përcaktuar:

a) kërkesat dhe parimet e përgjithshme për higjienën dhe sigurinë e ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë;

b) detyrimet e operatorëve të biznesit të ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë, për higjienën dhe sigurinë e këtyre ushqimeve;

c) kërkesat e përgjithshme për cilësinë e ushqimeve;

ç) kërkesat e përgjithshme për regjistrimin e treguesve gjeografikë dhe emërtimin e origjinës së kontrolluar;

d) kërkesat e përgjithshme për mënyrën e etiketimit të ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë;

dh) kërkesat e përgjithshme të nxjerrjes në treg të ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë;

e) kërkesat e përgjithshme të nxjerrjes në treg të ushqimeve të reja dhe të ushqimeve të reja për kafshë;

ë) sistemin e kontrollit zyrtar të ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë;

f) sistemin e laboratorëve të autorizuar për analiza dhe të laboratorëve të referencës;

g) menaxhimin e krizës dhe të emergjencave;

gj) krijimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 14 shkurt 2013 · 74/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, të ndryshuar
  2. 12 shkurt 2020 · 16/2020 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar
  3. 27 janar 2022 · 10/2022 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 "Për ushqimin", i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.