Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012, "Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
Ligji nr. 94/2023, datë 7 dhjetor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 94/2023
- Data e miratimit
- 7 dhjetor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 187, 22 dhjetor 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 187, datë 2023-12-22
LIGJ
Nr. 94/2023
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 61/2012 “PËR AKCIZAT
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 18, “Mënyra e llogaritjes”, pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Akciza e llogaritur sipas pikës 2 të këtij neni indeksohet çdo dy vjet në masën e normës
zyrtare të inflacionit të shpallur nga INSTAT-i, por jo më shumë se 1.5%, me përjashtim të
duhanit dhe nënprodukteve të tij për të cilat akciza do të aplikohet sipas kalendarit të përcaktuar
në shtojcën nr.1 që i bashkëlidhet ligjit.
Indeksimi i akcizës, sipas paragrafit të parë të kësaj pike, është shuma e normës së shpallur të
inflacionit të vitit të dytë paraardhës plus normën e shpallur të inflacionit që rezulton deri në
fund të 9-mujorit të vitit paraardhës, por jo më shumë se 1.5%.”.
Neni 2
Shtojca nr. 1, “Mallrat e tatueshme me akcizë në Republikën e Shqipërisë”, bashkëlidhur ligjit,
zëvendësohet me shtojcën nr. 1, “Mallrat e tatueshme me akcizë në Republikën e Shqipërisë”, që
i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 3
Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2024.
Miratuar në datën 7.12.2023.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.