PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9426, DATË 6.10.2005 “PËR MBARËSHTIMIN E BLEGTORISË”
Ligji nr. 9864, datë 28 janar 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9864
- Data e miratimit
- 28 janar 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 18 shkurt 2008
- Hyn në fuqi
- 4 mars 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 2008-02-18
LIGJ
Nr.9864, datë 28.1.2008
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9426, DATË 6.10.2005 “PËR MBARËSHTIMIN E BLEGTORISË”
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9426, datë 6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Kudo në ligj:
a) Emërtimi “Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit” zëvendësohet me emërtimin “Drejtoria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”.
b) Emërtimi “Drejtoria e Prodhimit Blegtoral” zëvendësohet me emërtimin “Sektori i prodhimit blegtoral”.
c) Emërtimi “Instituti i Kërkimeve Zooteknike” zëvendësohet me emërtimin “Qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore”.
Neni 2
Në nenin 3 shtohen pikat 63, 64 dhe 65 me këtë përmbajtje:
“63. “Sistem identifikimi” është sistemi i vetëm për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, i cili përbëhet nga këto elemente: materialet e identifikimit të kafshëve, regjistri i fermës, i përditësuar nga mbajtësi i kafshëve, dokumentet e lëvizjes së kafshëve, regjistri qendror ose baza kompjuterike e të dhënave.
64. “Certifikatë gjenealogjike” është dokumenti, që shoqëron kafshët dhe që përmban të dhëna për identifikimin dhe vlerat racore të kafshëve e të paraardhësve të tyre (prindërve dhe gjyshërve).
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.