Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër
Ligji nr. 9867, datë 31 janar 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 2 shkurt 2023.
- Numri
- 9867
- Data e miratimit
- 31 janar 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 18, 19 shkurt 2008
- Hyn në fuqi
- 5 mars 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2008-02-19
LIGJ
Nr.9867, datë 31.1.2008
PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE PËR TREGTIMIN NDËRKOMBËTAR TË LLOJEVE TË RREZIKUARA TË FAUNËS DHE TË FLORËS SË EGËR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton rregullat dhe procedurat për zbatimin e dispozitave të konventës “Për tregtinë ndërkombëtare të llojeve të rrezikuara të florës dhe të faunës së egër”, në mënyrë që tregtia e tyre ndërkombëtare të mos ua rrezikojë mbijetesën dhe të shmangë keqtrajtimet e tyre gjatë tregtimit ndërkombëtar.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Konventa” është konventa “Për tregtinë ndërkombëtare të llojeve të rrezikuara të florës dhe të faunës së egër” (CITES), ku Republika e Shqipërisë ka aderuar me ligjin nr.9021, datë 6.3. 2003.
2. “Konferenca e palëve” është konferenca e vendeve palë në konventë.
3. “Anekset” janë listat me llojet e florës dhe faunës së egër, që mbrohen nga ky ligj gjatë tregtimit të tyre ndërkombëtar, të cilat janë miratuar me ligjin nr.9021, datë 6.3.2003 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën “Për tregtinë ndërkombëtare të llojeve të rrezikuara të florës dhe të faunës së egër” (CITES)”. Konkretisht:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 40/2013 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 9867, datë 31.1.2008 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”
- 12 shkurt 2015 · 5/2015 · Për një ndryshim në ligjin nr. 9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar
- 2 shkurt 2023 · 11/2023 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.