Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8906, DATË 6.6.2002 “PËR ZONAT E MBROJTURA”

Ligji nr. 9868, datë 31 janar 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9868
Data e miratimit
31 janar 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 19 shkurt 2008
Hyn në fuqi
5 mars 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2008-02-19

LIGJ

Nr.9868, datë 4.2.2008

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8906, DATË 6.6.2002 “PËR ZONAT E MBROJTURA”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3, pas pikës 19 shtohen pikat si më poshtë:

“20. “Ruajtja” nënkupton ndërmarrjen e një sërë masash, për të mbajtur ose rivendosur në një status të favorshëm habitatet natyrore dhe popullatat e llojeve të florës dhe faunës së egër.

21. “Habitatet natyrore” janë sipërfaqet tokësore ose detare, të dallueshme për nga tiparet gjeografike, abiotike dhe biotike, natyrore ose gjysmënatyrore.

22. “Tipa habitati natyror, me interes për komunitetin europian” janë ata tipa, që gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe plotësojnë njërën nga kushtet e mëposhtme:

i) janë në rrezik zhdukjeje në shtrirjen e tyre natyrore;

ii) kanë një shtrirje të vogël natyrore, si pasojë e regresit të tyre ose të sipërfaqes së tyre të kufizuar;

iii) përfaqësojnë shembuj të jashtëzakonshëm të karakteristikave tipike të rajoneve biogjeografike, alpine dhe mesdhetare.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.