Ligj

PËR HUAMARRJEN E QEVERISJES VENDORE

Ligji nr. 9869, datë 4 shkurt 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9869
Data e miratimit
4 shkurt 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 19 shkurt 2008
Hyn në fuqi
5 mars 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2008-02-19

LIGJ

Nr.9869, datë 4.2.2008

PËR HUAMARRJEN E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Objekt i këtij ligji janë rregullat, sipas të cilave njësitë e qeverisjes vendore mund të marrin hua

dhe çështjet e lidhura me të.

Neni 2

Qëllimi i ligjit

Ky ligj synon zgjerimin e autonomisë vendore, nëpërmjet rregull imit të huamarrjes nga njësitë e

qeverisjes vendore dhe krijimit të hapësirës e rregullave të përshtatshme, që sigurojnë një proces

transparent huamarrjeje, në përputhje me politikat e zhvillimit në tërësi dhe që garanton stabilitetin

makroekonomik dhe kredibilitetin e institucioneve publike në tregjet financiare.

Neni 3

Përkufizime

1. Termat e përdorur në këtë ligj, me përjashtim të rasteve kur në këtë nen janë përkufizuar

ndryshe, kanë të njëjtin kuptim me atë të të njëjtëve terma të përcaktuar në Kodin Civil dhe në ligjet që

rregullojnë:

a) organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore;

b) financat publike, hartimin dhe zbatimin e buxhetit, taksat dhe tarifat vendore, kontabilitetin,

huamarrjen shtetërore;

c) pronësinë shtetërore;

ç) veprimtaritë bankare e financiare, titujt, barrët siguruese.

2. "Hua" është një detyrim monetar apo çdo detyrim tjetër, që buron nga një marrëveshje

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.