Ligj

PËR STANDARDIZIMIN

Ligji nr. 9870, datë 4 shkurt 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 23 prill 2020.

Numri
9870
Data e miratimit
4 shkurt 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 19 shkurt 2008
Hyn në fuqi
5 mars 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2008-02-19

LIGJ

Nr.9870, datë 4.2.2008

PËR STANDARDIZIMIN

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti dhe qëllimi

1. Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave që zbatohen për:

a) zhvillimin e të gjitha veprimtarive të standardizimit në nivel kombëtar;

b) organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, si organi kombëtar i standardizimit në Shqipëri.

2. Qëllimi i këtij ligji është përmirësimi i kuadrit ligjor ekzistues në fushën e standardizimit, përfshirë dhe përgatitjen e publikimin e standardeve shqiptare, si dhe zbatimin e tyre.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për standardet e hartuara e të adoptuara në fushën e inxhinierisë, të transportit, bujqësisë dhe ushqimit, madhësitë dhe njësitë.

2. Ky ligj nuk zbatohet për standarde të hartuara, të adoptuara dhe të miratuara në shoqëri, agjenci, organizata apo sektorë të tjerë të ekonomisë, si dhe për standardet e fushës së telekomunikacionit, për të cilat është përgjegjës enti përkatës i telekomunikacionit.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 24 shkurt 2011 · 10384 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9870, DATË 4.2.2008 “PËR STANDARDIZIMIN”
  2. 21 maj 2015 · 53/2015 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar.
  3. 23 prill 2020 · 40/2020 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, "Për standardizimin", të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.