Ligj

Për ankandin publik

Ligji nr. 9874, datë 14 shkurt 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 9 shkurt 2017.

Numri
9874
Data e miratimit
14 shkurt 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 27 shkurt 2008
Hyn në fuqi
13 mars 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2008-02-27

LIGJ

Nr.9874, datë 14.2.2008

PËR ANKANDIN PUBLIK

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti dhe qëllimi

1. Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave që zbatohen për realizimin e shitjes publike nëpërmjet procedurës së ankandit nga autoriteti shitës dhe mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të pjesëmarrësve në procedurën e ankandit.

2. Qëllime të këtij ligji janë:

a) rritja e efiçencës dhe efikasitetit në procedurat e ankadit publik, të kryera nga autoritetet shitëse;

b) nxitja e pjesëmarrjes së blerësve në procedurat e ankandit publik;

c) nxitja e konkurrencës ndërmjet blerësve;

ç) sigurimi i trajtimit të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë pjesëmarrësit në procedurën e ankandit publik;

d) sigurimi i integritetit, besimit publik dhe transparenca në procedurat e ankandit publik.

Neni 2

Parimet e zhvillimit të ankandit publik

Zhvillimi i procedurave të ankandeve publike realizohet në përputhje me këto parime të përgjithshme:

a) mosdiskriminimi dhe trajtimi i barabartë i pjesëmarrësve në procedurat e ankandit publik;

b) transparenca në procedurat e ankandit publik;

c) barazia në trajtimin e kërkesave dhe detyrimeve, që u ngarkohen pjesëmarrësve në procedurat e ankandit publik.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 4 nëntor 2010 · 10346 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9874, DATË 14.2.2008 “PËR ANKANDIN PUBLIK”
  2. 9 shkurt 2017 · 12/2017 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9874, DATË 14.2.2008, “PËR ANKANDIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.