Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Marrëveshjen europiane për linjat e rëndësishme ndërkombëtare të transportit të kombinuar dhe instalimet përkatëse (AGTC)”
Ligji nr. 9873, datë 14 shkurt 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9873
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28, 29 shkurt 2008
- Hyn në fuqi
- 15 mars 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2008-02-29
LIGJ
Nr.9873, datë 14.2.2008
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN EUROPIANE PËR LINJAT E RËNDËSISHME NDËRKOMBËTARE TË TRANSPORTIT TË KOMBINUAR DHE INSTALIMET PËRKATËSE (AGTC)”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Marrëveshjen europiane për linjat e rëndësishme ndërkombëtare të transportit të kombinuar dhe instalimet përkatëse (AGTC)”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5633, datë 25.2.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
ECETRANS/88.REV3
KOMISIONI EKONOMIK PËR EUROPËN
KOMITETI PËR TRANSPORTIN TOKËSOR
MARRËVESHJA EUROPIANE
MBI LINJAT E RËNDËSISHME NDËRKOMBËTARE TË TRANSPORTIT TË KOMBINUAR DHE INSTALIMET PËRKATËSE (AGTC)
PËRFUNDUAR NË GJENEVË MË 1 SHKURT 1991
Shënim.
Ky dokument përmban tekstin e Marrëveshjes së AGTC-së, përfshirë procesverbalin e korrigjimeve, siç është njoftuar në Lajmërimin e Depozitarit C.N.347.1992. TRAKTATE-7, datë 30 dhjetor 1992 dhe amendamentet e mëposhtme në Marrëveshjen AGTC:
a) Lajmërimet e Depozitarit C.N.345.1997.TRAKTATE-2 dhe C.N.91.1998. TRAKTATE-1, i cili ka hyrë në fuqi më 25 qershor 1998.
b) Lajmërimi i Depozitarit C.N.230.2000. TRAKTATE-1 dhe C.N.983.2000. TRAKTATE-2, i cili ka hyrë në fuqi më 1 shkurt 2001.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.