Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar

Ligji nr. 95/2023, datë 7 dhjetor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
95/2023
Data e miratimit
7 dhjetor 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 187, 22 dhjetor 2023
Hyn në fuqi
6 janar 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 187, datë 2023-12-22

LIGJ

Nr. 95/2023

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008,

“PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,

TË NDRYSHUAR1

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Kudo në përmbajtjen e ligjit:

a) fjalët “tatimit/n mbi fitimin” zëvendësohen me fjalët “tatimit/n mbi fitimin korporativ”;

b) fjalët “tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël” zëvendësohen me fjalët “tatimit mbi

të ardhurat personale nga biznesi”.

Pas seksionit IV, të kreut VI, “Mbajtja e të dhënave”, shtohet seksioni V, “Raporti për çdo vend”,

me këtë përmbajtje:

Neni 2

“Seksioni V

Raporti për çdo vend

Neni 63/1

Terminologjia bazë për raportin për çdo vend

Për qëllime të neneve 63/2 deri 63/6 dhe 115/4 të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto

kuptime:

a) “Grup” është një bashkësi entitetesh të lidhura nëpërmjet pronësisë ose kontrollit, në mënyrë të

tillë që kërkohet të përgatiten pasqyrat financiare të konsoliduara për qëllime të raportimit financiar,

sipas parimeve të zbatueshme të kontabilitetit, ose do të kërkoheshin nëse interesat e kapitalit të ndonjë

prej entiteteve do të tregtoheshin në një bursë publike të letrave me vlerë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.