Ligj

Për metrologjinë

Ligji nr. 9875, datë 14 shkurt 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 5 mars 2018.

Numri
9875
Data e miratimit
14 shkurt 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 27, 29 shkurt 2008
Hyn në fuqi
15 mars 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2008-02-29

LIGJ

Nr.9875, datë 14.2.2008

PËR METROLOGJINË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj rregullon sistemin kombëtar të metrologjisë në Shqipëri dhe kërkesat për të kryer veprimtaritë në metrologjinë shkencore, industriale dhe atë ligjore.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka si qëllim të realizojë:

a) zhvillimin e sistemit kombëtar të metrologjisë, në përputhje me kërkesat ndërkombëtare dhe me nevojat kombëtare;

b) njohjen ndërkombëtare të rezultateve të matjeve kombëtare dhe të etaloneve kombëtare të matjeve;

c) lëvizjen e lirë të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara, nëse këto instrumente kanë shenjën e miratimit të tipit dhe të verifikimit fillestar ose, në mungesë të këtij të fundit, lejimin për hedhjen në treg ose vënien në shërbim të tyre;

ç) lëvizjen e lirë të produkteve të parapaketuara, nëse ato kanë shenjën e konformitetit dhe harmonizimin e metodave për matjet dhe kontrollin metrologjik;

d) mbrojtjen e konsumatorëve dhe të shtetit nga rezultatet e pasakta të matjeve.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Instrument matës” është çfarëdo pajisje apo sistem me funksione matëse.

2. “Metrologji” është shkenca e matjeve.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 21 janar 2010 · 10217 · Për disa ndryshime në ligjin nr.9875, datë 14.2.2008 “Për metrologjinë”
  2. 14 shkurt 2013 · 14/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9875, datë 14.2.2008 “Për metrologjinë”, të ndryshuar
  3. 23 shtator 2015 · 100/2015 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”, të ndryshuar.
  4. 5 mars 2018 · 9/2018 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9875, DATË 14.2.2008, “PËR METROLOGJINË”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.