Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 9877, datë 18 shkurt 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 11 prill 2013.
- Numri
- 9877
- Data e miratimit
- 18 shkurt 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 29 shkurt 2008
- Hyn në fuqi
- 15 mars 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2008-02-29
LIGJ
Nr.9877, datë 18.2.2008
PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “a” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton krijimin, organizimin dhe kompetencat e gjykatave, kushtet dhe procedurat për emërimin e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, të drejtat dhe detyrimet e gjyqtarëve, masat disiplinore dhe shkarkimin e tyre, si dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e gjykatave.
Neni 2
Dita e Drejtësisë
Dita e Drejtësisë është 10 maji.
KREU II
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I GJYKATAVE
Neni 3
Pushteti gjyqësor
1. Pushteti gjyqësor ushtrohet nga gjykatat e shkallës së parë, gjykatat e apelit dhe Gjykata e Lartë.
2. Me ligj mund të krijohen gjykata në fusha të veçanta, por në asnjë rast gjykata të jashtëzakonshme.
Neni 4
Gjykatat e shkallës së parë
Gjykatat e shkallës së parë janë gjykatat e rretheve gjyqësore dhe gjykatat e krimeve të rënda.
Neni 5
Gjykatat e apelit
Gjykatat e shkallës së dytë janë gjykatat e apelit dhe gjykatat e apelit të krimeve të rënda.
Neni 6
Organizimi dhe kompetencat e gjykatave
1. Gjykatat e rretheve gjyqësore organizohen dhe funksionojnë në rrethe gjyqësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 11 prill 2013 · 114/2013 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 9877, datë 18.2.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.