PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR NGRITJEN DHE VEPRIMTARINË E OBSERVATORIT TË TRANSPORTIT PËR EUROPËN JUGLINDORE (SEETO)”
Ligji nr. 9878, datë 21 shkurt 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9878
- Data e miratimit
- 21 shkurt 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 37, 12 mars 2008
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2008-03-12
LIGJ
Nr.9878, datë 21.2.2008
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR NGRITJEN DHE VEPRIMTARINË E
OBSERVATORIT TË TRANSPORTIT PËR EUROPËN JUGLINDORE (SEETO)”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pi ka 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja për ngritjen dhe veprimtarinë e Observ atorit të Transportit për
Europën Juglindore (SEETO)”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5649, datë 6.3.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
MARRËVESHJA
MBI NGRITJEN DHE VEPRIMTARINË E SEETO-S
Hyrje
Në lidhje me funksionimin e Vëzhguesit të Transportit të Europës Juglindore (më poshtë
SEETO), i ngritur në vijim të Memorandumit të mirëkuptimit mbi zhvillimin e rrjetit kryesor të
transportit rajonal në Europën Juglindore, nënshkruar më 11 qershor 2004, nga Republika e
Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Kroacisë, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë
dhe Kosova1 së bashku me Komisionin Europian, që së bashku quhen “Pjesëmarrësit”, kanë ngritur
një komitet drejtues në përputhje me nenin 9 të Memorandumit të mirëkuptimit dhe me anë të kësaj
vendosin që veprimtaria e SEETO-s të jetë në përputhje me parimet e mëposhtme:
I. Neni i përgjithshëm
Neni 1
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.