PËR NËNSHKRIMIN ELEKTRONIK
Ligji nr. 9880, datë 25 shkurt 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 22 dhjetor 2022.
- Numri
- 9880
- Data e miratimit
- 25 shkurt 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 40, 19 mars 2008
- Hyn në fuqi
- 3 prill 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2008-03-19
LIGJ
Nr.9880, datë 25.2.2008
PËR NËNSHKRIMIN ELEKTRONIK
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME, PËRKUFIZIME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kuadrit të nevojshëm ligjor për njohjen dhe përdorimin e
nënshkrimeve elektronike në Republikën Shqipërisë.
Neni 2
Përdorimi i nënshkrimit elektronik
1. Përdorimi i nënshkrimit elektronik është vullnetar, me përja shtim të rasteve kur përcaktohet
ndryshe me ligj.
2. Dispozita të tjera ligjore mund të kërkojnë përmbushjen e ku shteve shtesë për përdorimin e
nënshkrimeve elektronike të kualifikuara për veprimtarinë administrative të organeve publike.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Nënshkrim elektronik” janë të gjitha të dhënat në formën elektronike, të cilat u
bashkëlidhen ose shoqërojnë logjikisht të dhëna të tjera elektronike, që shërbejnë si një mënyrë e
vërtetimit të identitetit të nënshkruesit dhe e vërtetësisë së dokumentit të nënshkruar.
2. “Nënshkrimet elektronike të avancuara” janë nënshkrimet elektronike, të cilat:
a) i jepen ekskluzivisht një zotëruesi specifik të kodit të nënshkrimit;
b) mundësojnë identifikimin e zotëruesit të kodit të nënshkrimit;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 29 tetor 2009 · 10178 · PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 8, DATË 30.9.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9880, DATË 25.2.2008 “PËR NËNSHKRIMIN ELEKTRONIK””
- 15 dhjetor 2016 · 122/2016 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9880, DATË 25.2.2008, “PËR NËNSHKRIMIN ELEKTRONIK”, TË NDRYSHUAR
- 22 dhjetor 2022 · 96/2022 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 18, datë 9.12.2022, "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9880, datë 25.2.2008", "Për nënshkrimin elektronik", të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.