Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE DHE FONDIT KUVAJTIAN PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK ARAB, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “MBIKALIMI I DURRËSIT DHE NYJA RRUGORE E VORËS””

Ligji nr. 9921, datë 26 maj 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9921
Data e miratimit
26 maj 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 86, 11 qershor 2008
Hyn në fuqi
26 qershor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2008-06-11

LIGJ

Nr.9921, datë 26.5.2008

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE DHE FONDIT KUVAJTIAN PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK ARAB, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “MBIKALIMI I DURRËSIT DHE NYJA RRUGORE E VORËS””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave dhe Fondit Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab, për financimin e projektit “Mbikalimi i Durrësit dhe nyja rrugore e Vorës””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5750, datë 9.6.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

ORIGJINALI: ARABISHT

NUMRI I HUASË: 766

MARRËVESHJE HUAJE

MBIKALIMI I DURRËSIT DHE PROJEKTI I MBIKALIMIT TË VORËS NË RRUGËN DURRËS- VORË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT KUVAJTIAN PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK ARAB

DATË 31.3.2008

Marrëveshje e datës 31.3.2008 ndërmjet Republikës së Shqipërisë (në vijim referuar si Huamarrës), e përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave si palë e parë dhe Fondit Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab (në vijim referuar si Fondi) si palë e dytë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.