Ligj

PËR SHËRBIMIN SHËNDETËSOR STOMATOLOGJIK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 9928, datë 9 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.

Numri
9928
Data e miratimit
9 qershor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 102, 1 korrik 2008
Hyn në fuqi
16 korrik 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2008-07-01

LIGJ

Nr.9928, datë 9.6.2008

PËR SHËRBIMIN SHËNDETËSOR STOMATOLOGJIK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi dhe fusha e zbatimit

1. Ky ligj përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e shërbimit shëndetësor stomatologjik në Republikën e Shqipërisë.

2. Ky ligj zbatohet nga/ndaj personat/personave fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj, të cilët ushtrojnë veprimtari në fushën e shërbimit shëndetësor stomatologjik në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Financimi i shërbimit shëndetësor stomatologjik publik

1. Në institucionet e shërbimit shëndetësor stomatologjik publik ofrohet falas shërbimi profilaktik dhe mjekues stomatologjik për:

a) personat nga mosha 0 deri 18 vjeç;

b) të sëmurët e shtruar dhe ata që trajtohen në institucione spitalore publike, për mjekime urgjence;

c) kategori të veçanta individësh që, me ligje dhe akte nënligjore të veçanta, përfitojnë shërbim shëndetësor stomatologjik falas.

2. Shteti merr përsipër të mbulojë pjesërisht:

a) shërbimin e urgjencave stomatologjike për moshat mbi 18 vjeç;

b) shërbime stomatologjike në Departamentin e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë;

c) shërbime stomatologjike në institucionet stomatologjike publike.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 14 shkurt 2013 · 50/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9928, datë 9.6.2008 “Për shërbimin shëndetësor stomatologjik në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.