Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9932, datë 9 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9932
Data e miratimit
9 qershor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 102, 1 korrik 2008
Hyn në fuqi
16 korrik 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2008-07-01

LIGJ

Nr.9932, datë 9.6.2008

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E

TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8977, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”,

të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 11 “Kundërvajtjet administrative” ndryshohet si më poshtë:

“Neni 11

Kundërvajtjet administrative

Shkeljet e dispozitave për taksat kombëtare, që përbëjnë kundër vajtje administrative,

përcaktohen në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e

Shqipërisë””.

Neni 2

Neni 12 “Dënimet” ndryshohet si më poshtë:

“Neni 12

Sanksionet

Dënimet administrative për kundërvajtjet në taksat kombëtare përcaktohen në ligjin

nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë””.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5788, datë 30.6.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.