PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9931, datë 9 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9931
- Data e miratimit
- 9 qershor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 102, 1 korrik 2008
- Hyn në fuqi
- 16 korrik 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2008-07-01
LIGJ
Nr.9931, datë 9.6.2008
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 17 “Kundërvajtjet dhe sanksionet” ndryshohet si më poshtë:
“Neni 17
Kundërvajtjet administrative dhe sanksionet
Shkeljet e dispozitave për taksën vendore mbi biznesin e vogël, që përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënimet përkatëse përcaktohen në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ndërsa mosafishimi ose mosparaqitja e certifikatës së regjistrimit dënohet me gjobë 5 000 lekë.”.
Neni 2
Neni 34 “Kundërvajtjet administrative dhe sanksionet” ndryshohet si më poshtë:
“Neni 34
Kundërvajtjet administrative dhe sanksionet
Shkeljet e dispozitave për taksat e tjera vendore, që përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënimet përkatëse përcaktohen në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë””.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5787, datë 30.6.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.